Beyonce merr vëmendjen e të gjithëve në premierën e “Lion King”

Beyonce merr vëmendjen e të gjithëve në premierën e “Lion King”

Këngëtarja e njohur, Beyonce, ka marrë vëmendjen e të gjithëve në premierën evropiane të filmit “Lion King” të mbajtur në kinemanë ODEON Luxe në Leicester Square.

Beyonce është zëri dublues i Nala në këtë film, pos kësaj ajo këndon edhe kolonën zanore të filmit “Spirit”.

Ajo ka nxjerrë në pah luaneshën e saj të brendshme me anë të fustanit ngjyrë ari që veshi gjatë kësaj premiere të filmit.

Këngëtarja ishte e shoqëruar nga burri i saj, Jay Z, ata të dy dukeshin të lumtur me njëri-tjetrin.