Vlorë, 63 vjeçari humb jetën nga rryma

Vlorë, 63 vjeçari humb jetën nga rryma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Vlorës ku një person ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 në fshatin Alikokë. Viktima është shtetasi me iniciale N.L 63 vjeç, ku kontakin me rrymën elektrike ndodhi në kabinën elektrike.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ky është rasti i dytë i ndodhur sot, ku dy shtetas humbën jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike. Më herët ndërroi jetë një punonjës i OSHHE po në qytetin e Vlorës./Top Channel/