Anulohet misioni i dytë i Indisë në Hënë

Anulohet misioni i dytë i Indisë në Hënë

“Një pengesë teknike është vërejtur në sistemin e nisjes së mjetit në minutën T-56. Si pjesë e masave paraprake, nisja e Chandrayyan2 është anuluar për sot. Data e re e nisjes do të njoftohet më vonë”, tha ISRO.

Organizata e Kërkimit Hapësinor Indian (ISRO) ka bërë të ditur se nisja e misionit të dytë të Indisë në Hënë u anulua sot herët për shkak të një pengese.

“Një pengesë teknike është vërejtur në sistemin e nisjes së mjetit në minutën T-56. Si pjesë e masave paraprake, nisja e Chandrayyan2 është anuluar për sot. Data e re e nisjes do të njoftohet më vonë”, tha ISRO në Twitter.

Raketa GSLC Mk-III ishte caktuar të ngrihet nga shteti indian Andhra Pradesh në orën 2.52 pas mesnate, me një rover që pritej të ulet pranë polit jugor të Hënës më 6 shtator.

Një mision i suksesshëm do ta bënte Indinë vendin e katërt për një ulje të butë në Hënë.

“Ky mision do të na ndihmojë të fitojmë një kuptim më të mirë të origjinës së evolucionit të Hënës duke kryer studime të detajuara topografike dhe një mori eksperimentesh të tjera në sipërfaqen hënore”, tha ISRO.