Dhjetë persona përfundojnë në spital në Strugë, shkak ushqimi në dasmë

Dhjetë persona përfundojnë në spital në Strugë, shkak ushqimi në dasmë

Dhjetëra mysafirëve, të cilët kishin qenë të pranishëm mbrëmë në një dasmë në strugë, janë helmuar nga ushqimi dhe kanë përfunduar në spital. Jozyrtarisht helmimi ka ndodhur pasi është prerë torta, mirëpo ende nuk është vërtetuar pasi pritet të del raporti i Agjencisë së ushqimit dhe veterinarisë.

Mysafirët mbrëmë ishin pranuar në spitalin e Strugës me simptome të diarresë dhe të vjellura. Pas kontrollit mjekësor të pacientëve është vërtetuar se kanë marrë helmim dhe janë lëshuar për trajtim shtëpiak.

Autoritetet e Qendrës për shëndet publik kanë njoftuar se do të merren me zbardhjen e plotë të rastit. /Alsat-M/