Carew lë të kuptohet se paraja e fama ishin arsyeja e ndarjes me Dua Lipën

Carew lë të kuptohet se paraja e fama ishin arsyeja e ndarjes me Dua Lipën

Në qershor të këtij viti, artistja shqiptare e famshme ndërkombëtarisht, Dua Lipa, dhe kuzhinieri Isaac Carew, i dhanë fund lidhjes së tyre pas katër vitesh.

Është thënë se arsyeja e ndarjes mes tyre ishte largësia mes njëri-tjetrit, teksa në një postim të bërë në Twitter, Isaac, ka lënë së fundmi të kuptohet se janë dy, faktorët kryesorë që i ndanë.

“Supozoj që fama dhe paratë janë faktor të mëdhenj”, ka shkruar Carew në Twitter.

Kaq ka mjaftuar që ndjekësit e tij të replikojnë me komente të shumta, duke pyetur nëse këto janë vërtet arsyet që dyshja i dhanë fund lidhjes.

Në anën tjetër, Dua Lipa, ka nisur tashmë një lidhje të re me vëllanë e motrave Gigi dhe Bella Hadid, Anwar Hadid.