Tronditet Tirana, shkon në 4 numri i të plagosurve nga shpërthimi

Tronditet Tirana, shkon në 4 numri i të plagosurve nga shpërthimi

Katër persona kanë mbetur të plagosur nga një shpërthim i fuqishëm që tronditi Tiranën, mesditën e së hënës. Mësohet se shpërthimi ka ndodhur në një dyqan tullumbacesh për organizimin e eventeve.

Të plagosur mbetën, tre vajza që ndodheshin brenda dyqanit dhe një djalë. Ky i fundit, ishte në një argjendari që ndodhet ngjitur me dyqanin e tullumbaceve, e cila është dëmtuar gjithashtu.

Nuk dihet ende gjendja e tyre shëndetësore.