Sekretet e përgatitjes së taratorit në mënyrë të përsosur

Sekretet e përgatitjes së taratorit në mënyrë të përsosur

Taratori është një ndër gatimet më të thjeshta e të freskëta të traditës.

Përgatitet shumë lehtë duke bashkuar kosin, kastravecin dhe vajin e ullirit.

Njihet gjerësisht për shijen e tij të veçantë dhe vlerat e mëdha që i dhuron organizmit.

Ideal për të humbur në peshë, taratori do të kthehet në ushqimin tuaj të preferuar pasi nuk ju fryn dhe rëndon stomakun.

Megjithëse mund të jeni familjarë me shijen dhe përgatitjen e tij, në recetën e sotme ju sjellim një mënyrë të re e të veçantë përgatitje.

Ndiqeni më poshtë mënyrën e saktë të përgatitjes së kësaj recetë me shije të mrekullueshme.

Përbërësit

250 ml kos

2 kastravecë mesatarë

1 qepë e kuqe

1 tufë kopër

2 lugë gjelle vaj ulliri

kripë

Përgatitja

Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete ju këshillojmë që të filloni me larjen e kastravecëve.

Thajini mirë me letër dhe bashkë me lëkurën pritini në rrathë të hollë deri në 5 mm.

Nëse kastravecët i grini në rende, atëherë para se t’i bashkoni me kosin, duhet t’i thani mirë, në mënyrë që taratori të mos ketë ujë më shumë seç duhet.

Të njëjtën gjë bëni edhe me qepën, të cilën duhet ta prisni po ashtu në fije të holla, në fund shtoni edhe koprën e grirë hollë.

Në një enë hidhni kosin, vajin e ullirit, kripën dhe pak piper të kuq ose spec djegës sipas dëshirës për më shumë shije.

Përziejeni mirë kosin derisa të formohet një masë kremoze dhe e trashë.

Më pas shtoni edhe kastravecin me qepët dhe koprën tek ena ku ndodhet kosi.

Futeni menjëherë  në frigorifer dhe lëreni aty për 15 minuta, kështu do të përfitoni një pjatë të freskët verore.

Taratorin mund ta shoqëroni edhe me pjata të tjera ushqimesh siç është mishi apo byreku dhe shija do t’ju mahisë.

Këtë pjatë mund ta ruani në frigorifer jo më shumë se 24 orë, në mënyrë që përbërësit brenda taratorit të mos zbuten dhe ndryshojnë shije.