​Bluza e palestrës e Lady Dianës shitet me çmim marramendës

​Bluza e palestrës e Lady Dianës shitet me çmim marramendës

Sa herë shkonte në palestër Princeshë Diana vishte të njëjtën bluzë. Së fundmi bluza e palestrës së Lady Dianës u nxor në ankand dhe u shit për vlerën marramendëse prej 53.532 dollarësh.

Princesha e dashur e gjithë botës ja dhuroi asokohe këtë bluzë trajneres së saj, Jenni Rivett dhe kjo e fundit vendosi ta nxirrte në ankand.

Ajo çka duket se ja rriti edhe më vlerën veshjes së palestrës së Lady Di ishte fakti se Jenni tha se bluza nuk është larë asnjëherë që prej herës së fundit që e ka veshur Diana./atsh