​Defekt i sistemit satelitor të navigacionit të BE-së

​Defekt i sistemit satelitor të navigacionit të BE-së

Sistemi satelitor i navigacionit të Bashkimit Evropian “Galileo” ka pësuar defekt.

Agjencia Evropiane e Sistemeve Satelitore të Navigacionit Global me seli në Pragë, njoftoi se “Galileo” i cili shërben si GPS-i i BE-së ka dalë jashtë funksionimit për arsye teknike.

Në njoftim bëhet e ditur se 24 nga gjithsej 26 satelitë të “Galileo”-s, janë jashtë funksionimit që nga 11 korriku.

“Galileo” ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë dhe nisi aktivitetin  në vitin 2016.

Sateliti i parë i “Galileo”-s është hedhur në orbitë në vitin 2005./atsh