Aktorja britanike luan agjenten 007 në filmin e ri

Aktorja britanike luan agjenten 007 në filmin e ri

Aktorja britanike Lashana Lynch do të luajë agjenten 007 në filmin e ri, të 25-tin e realizuar deri tani me spiunin më të famshëm në botë.

Sipas mediave britanike, të cilat kanë zbuluar një pjesë të skenarit, 31-vjeçarja nuk do të zëvendësojë James Bond, i cili do të luhet sërish nga Daniel Craig, por agjentja e re do të marrë kodin e shërbimit sekret britanik pasi Bond do të tërhiqet nga MI6.

Filmi nis me James Bond duke shijuar “daljen në pension” na Xhamajka, por i kërkohet nga “M” – luajtur nga Ralph Finnes, që të rikthehet për të ndihmuar në zgjidhjen e një krize globale. Sipas “Mail on Sunday”, këtu nis edhe aventura e agjentit 007, i cili zbulon se kodin e tij tashmë e ka marrë një grua, që për më tepër nuk është e interesuar të ketë lidhje me të.

Skenat e filmit po xhirohen momentalisht në Itali, ndërsa dalja në kinema është programuar për në prill të vitit 2020.