Muzeu i lumturisë, ’Arti i ëmbël’ josh Brazilin

Muzeu i lumturisë, ’Arti i ëmbël’ josh Brazilin

Muzeu më i ëmbël në botë hapi dyert në Brazil. Pas përurimit dhe suksesit të jashtëzakonshëm në Lisbonë të Portugalisë, muzeu i artit të ëmbël po josh publikuan e Sao Paolos më moton ‘Eja dhe ji i lumtur’.

Sfondet shumëngjyrëshe, akulloret gjigante e surprizat ekskluzive krijojnë një ambient ëndrrash për përdoruesit e rrjeteve sociale që mund të realizojnë atje foto unike. E bukura është se asgjë nuk të shëndosh.

Ideatorja Carla Santos thotë se ishte frymëzuar nga një ekspozitë e ngjashme në Shtetet e Bashkuara dhe se synonin të joshnin audiencën e re, e të dhënë pas rrjeteve sociale. Muzeu ka 15 dhoma të mbushura me lëpirëse gjigante, të cilat zgjojnë kujtime emocionale përmes aromave që lëshojnë.

Muzeu i artit të ëmbël është ekspozita e parë dedikuar lumturisë sipas ideatores së tij. Muzeu do të qëndrojë i hapur në Sao Paolo deri në 18 gusht para se të shkojë në Rio de Janeiro.