Fleckenstein: Shqipëria e meriton integrimin në BE

Fleckenstein: Shqipëria e meriton integrimin në BE

Ish-eurodeputeti i Parlamentit Evropian dhe raportuesi për Shqipërinë, Knut Fleckenstein deklaron se do të vazhdojë të mbështesë Shqipërinë në rrugën e saj drejt BE-së.

Teksa ka postuar një foto me dy fëmijë me veshje tradicionale shqiptare, Fleckenstein shprehet se njerëzit e këtij vendi e meritojnë integrimin e plotë në BE

“Udhëtim në Tiranë. I gëzuar të vazhdoj mbështetjen e vendit në rrugën e tij drejt BE-së. Njerëzit e meritojnë këtë”, shprehet Fleckenstein.