QKUK së shpejti do të bëhet me parking të ri

QKUK së shpejti do të bëhet me parking të ri

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, së shpejti do të bëhet me parking të ri me hapësirë për mbi 500 vetura.

Familjarë të pacientëve nuk do të përballen me mungesë të parkingut, ashtu siç ishte deri me tani, ka thënë Basri Sejdiu, drejtor i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës.

Parkingu i ri në Qendrën klinike Universitare të Kosovës, do të jetë sipas standardeve evropiane dhe është në përfundim të punimeve, tha për Radio Kosovën drejtori i Shërbimit spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Basri Sejdiu. Sipas tij, ky parking do të plotësojë nevojat jo vetëm të stafit të QKUK-së, por edhe të familjarëve të pacientëve.

"Po mund të themi se ka hapësirë për 500 vetura extra, është dukë u asfaltuar dhe është në fazën finale i cili do të absorboj të gjitha veturat të cilat kanë frekuentuar nëpër QKUK. Do të jetë me sinjalizim, modern si dhe i monitoruar dhe kjo do të jetë një zgjidhje mjaftë e mirë, sepse të gjitha ata të cilët kanë sjellë pacientin kanë mbetur nëpër rrugë", tha ai.

Ndërtimi i këtij parkingu, erdhi si rezultat i kursimit të parave, pas vendosjes së- Laurave- në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

"Mund të llogarisim për shembull viteve të kaluara apo muajt e kaluar, janë rritur të hyrat do të thotë diku brenda muajt mbi 30 mijë euro, e që kanë qenë 7 mijë euro, dhe për gjashtë muaj të realizuar nga të hyrat, u bë një parking i ri në vlerën prej 200 mijë euro", tha ai.

Me rritjen e buxhetit nga vendosja e Laurave, do të vazhdojmë me investime të tjera në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ka thënë Sejdiu.

Autor: Vaide Morina, Radio Kosova


MË SHUME NGA Shëndetësi