Shënohet pesë vjetori i përmbarimit privat në Kosovë

Shënohet pesë vjetori i përmbarimit privat në Kosovë

Oda e Përmbaruesve Privat në Kosovë e mbështetur nga programi i USAID-it Drejtësia Komerciale, mbajnë Konferencën e cila ka për qëllim të shënojë ceremoninë e Pesë vjetorit të Përmbarimit Privat në Kosovë.

Kjo konferencë do të zhvillohet përmes disa aktiviteteve duke ofruar mundësinë që të diskutohen arritjet e Odës dhe të reflektohen pikëpamjet rreth sfidave në punën e Përmbarimit Privat në Kosovë.

Konferenca do të mbledh ekspertë, përfaqësues të delegacioneve të rajonit dhe do të përcillet me një fjalim kyç nga z. Mark Schmitz, Kryetar i Unionit Ndërkombëtar të Përmbaruesve Gjyqësorë. Gjatë konferencës do të nënshkruhen Memorandumet e Bashkëpunimit me Odën e Bullgarisë dhe Malit të Zi, që kanë për qëllim krijimin e lidhjeve për bashkëpunim dhe shkëmbimin e përvojave për projekte të përbashkëta.

Konferenca do të mbahet me datën 16 korrik (E marte), në hotel Sirius në Prishtinë me fillim në orën 09:30. 

Autor: RTKlive