Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti kanë pranuar ftesën për takim liderësh

Ziadin Sela dhe Ali Ahmeti kanë pranuar ftesën për takim liderësh

Aleanca për Shqiptarët jo që vetëm do të jetë pjesëmarrëse në takimin e liderëve, mirëpo edhe do të prezantojë temat e saja për të cilët presin që do të diskutohen.

Pas ftesës publike të kryeministrit, Zoran Zaev për takim liderësh të premten, 19 korrik, në fillim me ora 14.00, në Klubin e Deputetëve, pjesëmarrja është konfirmuar nga Aleanca për shqiptarët dhe BDI.

VMRO-DPMNE teri tani mbron qëndrimin se pjesëmarrja e tyre do të shqyrtohet vetëm nëse temë e bisedimeve do të jenë edhe zgjedhjet e parakohshme parlamentare, edhe pse kryeministri dje ishte decid se për zgjedhje të parakohëshme duhet të fillohet të bisedohet në Tetor të 2020.

Aleanca për Shqiptarët jo që do të merr pjesë por edhe do të prezantojnë temat e tyre, për të cilët pritet që të diskutohen.

“Është mirë që kryeministri ka filluar të ndjejë forcën e vërtetë të Aleancës për Shqiptarët. Gjithmonë kemi menduar se këto takime liderësh duhet më shpesh të thirren kur bëhet fjalë për çështje të ndjeshme shtetërore. Do të pranojmë ftesën dhe do të marrim pjesë me propozimet e tona për çështjet për të cilat do të diskutohet”, kanë thënë nga Kabineti i kryetarit të ASH-së, Zijadin Sela. /Alsat-m