Epidemia e gripit të derrave në Mianmar, 54 të vdekur

Epidemia e gripit të derrave në Mianmar, 54 të vdekur

Epidemia e gripit në Mianmar u paraqit muajin e kaluar, ndërsa rasti i parë i vdekjes është regjistruar më 19 qershor në Yangon.

Epidemia e gripit të derrave, gjegjësisht H1N1, është përhapur në mbarë Mianmarin ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi bëhet e ditur se kanë vdekur 54 persona të infektuar.

Epidemia e gripit në Mianmar u shfaq muajin e kaluar ndërsa rasti i parë i vdekjes është regjistruar më 19 qershor në Yangon.

Zyrtari i Ministrisë dikasteriale Phyu Phyu Aye njoftoi se deri tani jetën e kanë humbur 54 persona.

“Situata më e rëndë është në Yangon ku kanë vdekur 43 persona”, tha Phyu dhe shtoi se infektimi me virusin e gripit të derrave është regjistruar në gjashtë rajone të vendit.