Njihuni me rrugën më të pjerrët në botë,futet në librin e rekordeve `Guinn`

Njihuni me rrugën më të pjerrët në botë,futet në librin e rekordeve `Guinn`

Një rrugë është futur në librin Guinness si më e pjerrëta në botë.

Ffordd Pen Llech ndodhet në veri të Uellsit.

Banorët në Harlech festuan futjen e rrugës në Guinness World Records pasi u verifikua pjerrtësia e saj prej 37.45%.

Rekordi mbahej nga Baldwin Street në Dunedin, Zelanda e Re, me një gradient prej 35% në pjesën më të madhe të saj.

Banorët kanë bërë fushatë të gjatë për marrjen e titullit Guinness World Records.

“Ndjej lehtësim të plotë dhe gëzim. Më vjen keq për Zelandën e Re por pjerrtësia është pjerrtësi,”-tha nxitësi i fushatës Gwyn Headley.

 


MË SHUME NGA Kuriozitete