Sindikata e Telekomit:Ndërpriteni kontratën me ‘Z-Mobile`ose hyjmë n`grevë

Sindikata e Telekomit:Ndërpriteni kontratën me ‘Z-Mobile`ose hyjmë n`grevë

Telekomi ka bërë të ditur se nuk do t’i vazhdojë Z- Mobile’it edhe për 10 vite tjera kontratën që i kushtoi miliona humbje çdo vit kompanisë publike. Megjithatë, një njoftim të tillë nuk e kanë bërë ende publik. Sindikata e PTK-së i ka vënë ultimatum menaxhmentit që të njëjtën ta publikojë, në të kundërtën paralajmërojnë grevë, e se konsumatorëve të Zmobile-s nuk do t’i ofrojnë asnjë shërbim.

Në një dokument të cilin e ka siguruar RTK, e që iu është dërguar Kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefit, e shefes së bordit, Besa Shatrit për ta vënë në dijeni edhe Ministrin  e Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Llukën, kanë bërë të ditur se në grevë do të shkohet nga fundi i këtij muaji.

Autor: RTKlive