Big Cruz, reperi shqiptar që e kërkojnë industritë e mëdha muzikore të botë

Big Cruz, reperi shqiptar që e kërkojnë industritë e mëdha muzikore të botë

​Universal Music Group, Roc Nation, Jay Z apo Warner Brothers Music Group? Kush do ja arrijë të ketë nën emrin e vet reperin e talentuar Big Cruz?!

Talenti me origjinë shqiptare ka emigruar që 1 vjeç në SHBA, duke u vendosur në Uashington. Ai ka krijuar një influencë të madhe në rrethin e tij, për stilin e tij të veçantë artistik, mesazhin e këngëve dhe videot e tij. Veçoria e tij fillon që nga mënyra e interpretimit, tekstit, stilit, imazhit të kuruar dhe look-ut rich.

Big Cruz ka vendosur që projektin “Look Back”ta realizojë në vendin e tij të origjinës, Shqipëri. Ai do të sjelli një super këngë dhe një videoklip unik, që nuk e kemi parë më parë në tregun tonë muzikor.

Muzikën dhe tekstin e ka realizuar vetë Big Cruz, ndërsa videoklipin ja ka besuar kompanisë “FullMoon Production” në Tiranë me regji dhe koncept të Klaudia Shehu.

Videoklipi është xhiruar në dy qytetet më të njohura bregdetare në Sarandë dhe në Vlorë, për arsye të natyrës aq të pasur që ato kanë.  

Sapo është publikuar ai ka marrë vëmendjen e të gjitha mediave dhe publikut. “Vendosa të realizoj xhirimet e videoklipit në Shqipëri për të promovuar dhe vendin tim në Amerikë” shkruan ai në Instagram, ndërsa kujtojmë se Big Cruz e flet gjuhën shqipe në mënyrë të përsosur.

Momentalisht janë 3 kompani muzikore botërore që presin ta marrin në menaxhim artistin shqiptar, si : Roc Nation (kompania e Jay Z) duke theksuar që është e para kompani që ka treguar interes mbi artistin, Universal Music Group, Republic Records (kompania që ka në menaxhim Justin Bieber , Rihannën, Lady Gaga etj).

Interes të madh sapo e kanë treguar dhe kompani të tjera sapo kanë dëgjuar stilin e artistit. Warner Brothers Music Group ka komunikuar me menaxherin e Big Cruz për një kontratë të mundshme.

Big Cruz akoma nuk ka vendosur nga cila kompani do të menaxhohet, por ne po ndjehemi krenar që një yll i ri shqiptar po lind në industrinë amerikane, duke ju bashkuar Gashit , Rita Orës, Dua Lipa, Bebe Rexhës, Ava Max etj./rtsh/