​”Ryanair” ndryshon emrin e ”Boeing 737 Max” në 8 200

​”Ryanair” ndryshon emrin e ”Boeing 737 Max” në 8 200

Kompania ajrore ”Ryanair” ka vendosur të ndryshojë emrin e saj për modelin ”Boeing 737 Max”, protagonist i dy katastrofave që u kushtoi jetën 346 personave.

Sipas asaj që raporton gazeta ”Guardian” ka vendosur që 135 avionët e saj të këtij tipi t’i riemërojë nga numri 737 në 8 200.

Sipas një gazete ”Boeing 737 Max” markë e re e destinuar për kompaninë irlandeze, u fotografua para hangarëve të ”Boeing” dhe nga imazhet u shfaq se fjala ‘Max’ është zëvendësuar me numri ‘8 200’ në shkrimin e shtypur nën dritaret e kabinës.

Ndërkohë ‘737 Max’ mbetet në terren në nivel global, ndërsa ”Boeing” përpiqet të bindë autoritetet se ndryshimet në softuerin e avionit janë të mjaftueshme për të garantuar sigurinë e tij.