Nepal, 78 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut

Nepal, 78 të vdekur nga përmbytjet dhe rrëshqitja e dheut

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet monsune që kanë vazhduar në tërë vendin nga dita e enjte.

Numri i viktimave që kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve dhe rrëshqitja e dheut që kanë përfshirë Nepalin në gjashtë ditët e fundit ka shkuar në 78.

Të paktën 78 persona kanë humbur jetën dhe 40 të tjerë janë lënduar nga rrëshqitjet e tokës dhe përmbytjet e shkaktuara nga reshjet monsune që kanë vazhduar në tërë vendin nga dita e enjte, njoftoi Ministria e Brendshme e Nepalit, raportuan mediat lokale.

Në deklaratën e ministrisë thuhet po ashtu se 32 persona aktualisht janë të zhdukur.

Reshjet e fuqishme kanë përfshirë 31 rajone të Nepalit, ndërkohë që forcat e sigurisë dhe ushtria kanë arritur të shpëtojnë 3.366 persona.