VIDEO-Punëtorët nuk do të lejojnë vazhdimin e kontratës me Zmobile

VIDEO-Punëtorët nuk do të lejojnë vazhdimin e kontratës me Zmobile

Telekomi i Kosovës javë më parë ka bërë të ditur se nuk do t’ia vazhdojë kontratën Z- Mobile edhe për 10 vjet të tjera, kontratë që i kushtoi miliona euro humbje çdo vit kompanisë publike telekomunikuese.

Sindikata e Punonjësve të Telekomit të Kosovës, sot ka paralajmëruar organet gjegjëse se nga 30 korriku nuk do të ofrojnë shërbime për konsumatorët e Zmobile nëse nuk u plotësohet kërkesa tyre.

Kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Telekomit të Kosovës, Lamih Balaj, ka deklaruar se nuk do të lejojnë që të ndodh përmbarimi. “Vendimi është marrë me afera korruptive.

“Ka ndodh një katrahurë në Telekomin e Kosovës. Nëse ndodh tek ne është një krim i organizuar. Më shumë është një lloj shantazhi që po i bën kompani Zmobile për për Telekomin për t’i vazhduar kontratën”, tha ai sot në emisionin “Ekonomiks”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Ai bëri me dije se nuk ka mundësi të ekzekutohet vendimi nëse cenohet rendi publik në Kosovë.  “Nenet thonë se nëse rrezikohet rendi publik, nuk do të ketë ekzekutim të vendimin për përmbarim”, tha ai.

Ndryshe kompania Zmobile ka vendosur të dërgojë në përmbarim Telekomin e Kosovës, për borxhin me mbi 25 milionë euro. Kjo shumë është vlerësuar se mund të dërgojë në falimentim Telekomin e Kosovës.

Autor: RTKlive