Kjo sëmundje e rëndë do të zbulohet me vetëm një analizë të gjakut

Kjo sëmundje e rëndë do të zbulohet me vetëm një analizë të gjakut

Shkencëtarët janë afër përmbushjes së një qëllimi të vendosur gjatë.

Bëhet fjalë për një test gjaku për të kontrolluar njerëzit për shenja të mundshme të sëmundjes Alzheimer dhe forma të tjera të çmendurisë.

Të hënën në Konferencën Ndërkombëtare të Shoqatës Alzheimer në Los Anxhelos, gjysma e grupeve hulumtuese dhanë rezultate të reja në teste të ndryshme eksperimentale. Një prej tyre ka rezultuar të jetë 88% e saktë.

Një test i tillë mund të përdoret në vizitat rutinore të mjekut, ku shumica e simptomave të demencës vlerësohen aty për aty.

Veglat e tanishme siç janë skanimet e trurit dhe testet e lëngjeve kurrizore janë shumë të shtrenjta dhe jopraktike për këtë.

Zyrtari kryesor i shkencave të shoqatës thotë se mjekët nuk kanë nevojë për një test të përsosur. Ata vetëm duan të kuptojnë se kush ka nevojë për testime më të gjera.

Rreth 50 milionë njerëz në mbarë botën kanë demencë dhe Alzheimeri është forma më e zakonshme.