Pylli përfshihet nga zjarri masiv, ndërpritet festivali muzikor

Pylli përfshihet nga zjarri masiv, ndërpritet festivali muzikor

Një festival muzikor në Kroaci është ndërprerë për shkak të një zjarri masiv pyjor.

Qindra njerëz u evakuuan nga festivali Fresh Island në plazhin Zrce Beach mbrëmjen e së enjtes.

Zjarri çoi në bllokimin e rrugës së qytetit Novalja, duke ndaluar shumë njerëz që të ktheheshin në hotelet e tyre.

Reperët Stefflon Don dhe Yxng Bane ishin mes këngëtarëve që do të performonin, ndërsa Tyga do kryesonte eventin.

Është e paqartë nëse pjesa tjetër e festivalit do të anulohet.

Në një deklaratë, organizatorët thanë se ishin duke bërë gjithçka që ishte e mundur për të ecur përpara ashtu siç ishte planifikuar.