`Gjethi` Ndërtimi i hidrocentraleve në lumin Lepenc kundërligjor

`Gjethi` Ndërtimi i hidrocentraleve në lumin Lepenc kundërligjor

Në qershor 2019, Zyra e Rregullatorit të Energjisë i ka lëshuar licencë 1 vjeçare operimi Kompanisë ‘Hidroenergji’ shpk për Hidrocentralin ‘Lepenci 3’ në Sllatinë të Kaçanikut edhe përkundër faktit se ky impiant, sipas Organizatës për mbrojtjen e mjedisit `Gjethi`, nuk posedon lejen e integruar mjedisore nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

“Një varg ligjesh duke përfshirë Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit (neni 31/1), Ligjin për Parandalimin dhe Kontrollin e Integruar të Ndotjes (Neni 6) dhe Ligjin për Rregullatorin e Energjisë Elektrike (nenet 30/1/1,3 dhe 35/1/1,1) tregojnë qartë se një Impjant për të cilin aplikohet Leja e Integruar Mjedisore nuk mundet në asnjë mënyrë të lëshohet në punë pa poseduar një dokument të tillë. Përkundrazi aplikacionet e tilla duhet të refuzohen automatikisht. Me këtë rast theksojmë se Rregulla për Licencimin e Aktiviteteve të Energjisë në Kosovë (si akt nënligjor) e miratuar më 2017 nga ZRRE e cila ia mundëson organit në fjalë që të lëshojë licenca të përkohshme edhe pa leje mjedisore në këtë aspekt është në kundërshtim me Ligjin amë për Rregullatorin e Energjisë Elektrike dhe me ligjet tjera të lartpërmendura dhe së këndejmi nuk duhet marrë për bazë”, thuhet në komunikatën e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit Gjethi.

No photo description available.

Duke i marrë parasysh këto që u thanë më lart, Organizata për mbrojtjen e mjedisit Gjethi, i bën thirrje ZRRE-së që të tërheqë licencën në fjalë për mungesë të lejes së integruar mjedisore si një dokument kyç i cili e rregullon shfrytëzimin/ mbrojtjen e mjedisit duke përfshirë edhe shfrytëzimin e resursit ujor si element bazë për funksionimin e impjantit gjenerues elektrik.

“Gjithashtu i bëjmë thirrje ZRRE-së që bazuar në Ligjin e lartpërmendur (neni 37/2/2,3) të tërheqë licencën në fjalë për arsye të prezantimin të informacioneve jo të sakta nga ana e Hidroenergji shpk dhe Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor që të mos e lëshojë lejen e integruar mjedisore për arsye se: Degradimin masiv të mjedisit, shpyllëzimin dhe shpërfytyrimin e zonës të cilën e ka bërë Kompania gjatë ndërtimit të hidrocentralit nuk e ka përmirësuar. Në të vërtetë në terren nuk është bërë asnjë hap për kthimin e hapësirës në gjendjen e mëparshme edhe pse e njëjta kushtëzohet me pëlqimin mjedisore të lëshuar më 2006. Jo serioziteti i Kompanisë tregohet edhe me ndërtimin e murit gjatësor të betonit përgjatë pjesë kur gypi kalon ngjitur lumit edhe pse kjo strukturë nuk ishte e paraparë me dokumentet përkatëse (lejen Ujore dhe VNM-në/ pëlqimin mjedisor), ka pasur devijime të konsiderueshme në trasenë e shtrirjes së gypit ndërsa të gjitha analizat mjedisore me VNM dhe kushtet e dhëna me pëlqim mjedisor dhe leje ujore janë dhënë për trasenë e planifikuar; kompania nuk ka përgatitur respektivisht prezantuar elaboratin e minimumit biologjik të ujit (rrjedhës ekologjike) nga një institucion serioz edhe pse një gjë e tillë kushtëzohet nga pëlqimi mjedisor. Rrjedha ekologjike është me rëndësi jetike për të gjithë ekosistemin e ujit të pastër duke përfshirë edhe njeriun. Në të vërtetë pëlqimi mjedisor i vitit 2006 i kohës së UNMIK-ut nuk kishte përcaktuar qartë kushtet për planifikimin e hidrocentralit dhe tani jashtë çdo logjike bëhet shfrytëzimi i tij për operimin e hidrocentralit duke e ditur mungesën e lejes së integruar mjedisore”, thuhet në komunikatën e Organizatës për mbrojtjen e mjedisit 'Gjethi'

Image may contain: plant, outdoor and natureImage may contain: sky, tree, mountain, outdoor and natureImage may contain: plant, bridge, tree and outdoorImage may contain: outdoorImage may contain: bridge, plant, outdoor and waterImage may contain: bridge, tree, outdoor, nature and waterImage may contain: plant, tree, outdoor, nature and water

Autor: RTKlive