Të fiksuar pas telefonit? Zbuloni nga cili çrregullim mendor vuani

Të fiksuar pas telefonit? Zbuloni nga cili çrregullim mendor vuani

Telefonat janë shndërruar brenda pak viteve, në mjetin pa të cilin nuk jetojmë dot ! Të gjithë duket se janë të lidhur pas atij ekrani, ku gjen çdo gjë, e kjo ‘sëmundje e shekullit’ duket të jetë kthyer në një sëmundje të vërtetë sipas neurologëve.

Nëse ju zë paniku, kur nuk gjeni telefonin, kur ky i fundit është i fikur apo situata të ngjashme ju vuani nga nomophobia.

Çka është nomofobia ?

Nomofobia është frikë e të qenit pa celular. Kjo nuk nënkupton vetëm ‘tmerrin’ që kaloni kur kuptoni se e keni lënë telefonin tuaj në shtëpi ose nuk mund ta gjeni, por edhe kur bateria po mbaron !

Dhe nga vjen emri?

Fjala është një shkurtim i “no mobile phone phobia”  dhe u përdor për herë të parë nga Zyra e Postës në Mbretërinë e Bashkuar në vitin 2008 për të përshkruar rezultatet e një studimi mbi ankthin e sjellë nga përdorimi i telefonit celular.

Kush ka më shumë gjasa të ketë nomofobinë?

Gjashtëdhjetë e gjashtë për qind e të rriturve në Shtetet e Bashkuara kanë nomophobia, kjo sipas Psychology Today. Miliona njerëz po bëhen gjithnjë e më shumë të varur nga telefonat e tyre, por kush do të përjetonte vështirësi nëse do të ‘ndahej’ nga telefoni (ose një sulm paniku i mirëfilltë ) ndoshta do të konsiderohej si nomofobik.

A mund të diagnostikohen zyrtarisht si nomophobic?

Kjo fobi nuk përfshihet ende në Manualin Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore, Edicioni i Pestë (ose DSM-5). Megjithatë psikologët mendojnë se shumë shpejt do të ndodhë.

Nëse jeni shumë të shqetësuar për nivelin tuaj të lidhjes në telefonin tuaj, bisedoni me një profesionist të shëndetit mendor, veçanërisht nëse jeni të lodhur nga aktivitetet tuaja të përditshme dhe nuk gjeni motivim për asgjë..