Aston Martin DBX mund ta ketë një mundësi që nuk e ka asnjë SUV deri tani

Aston Martin DBX mund ta ketë një mundësi që nuk e ka asnjë SUV deri tani

Në makinën e parë SUV nga Aston Martin, mund të kenë edhe mundësi për rrëshqitje në asfalt.

Të gjithë prodhuesit e automobilizmit, ditëve të fundit kanë nisur të prodhojnë makina SUV, ndërsa nuk dihet nëse ky trend do të ndalojë, apo të vazhdojë edhe më tutje.

Bentley, Rolls-Royce, Porsche, Lamborghini, si dhe Ferrari dhe Aston Martin në një të ardhme të afërt edhe Ferrari, si dhe Aston Martin po i hyn fushës së makinave SUV, me modelin DBX. Megjithëse DBX nuk është i vetmi i këtij lloji dhe nuk dallon prej të tjerëve, Aston Martin do të kujdesët që t’ia shtojë një opsion, që deri më tani nuk e ka asnjë makinë e këtij lloji.

Ian Hartley është zëvendës presidenti i Aston Martin, që bëri të ditur se se në DBX do të ketë mundësinë e rrëshqitjes në asfalt, apo manovrën e njohur si drifting. “Kjo nuk është pyetje e vështirë, thjeshtë mund të them, kurrë mos thuaj kurrë” ka thënë shkurt Hartley, duke mos dhënë ndonjë përgjigje konkrete.

Megjithëse kjo përgjigje nuk konfirmon asgjë, duke pasur parasysh se Aston Martin DBX do të jetë shumë i fuqishëm, mund ta shohim edhe këtë mundësi  shumë të pëlqyeshme.