Noizy nis punën në projektin e ri

Noizy nis punën në projektin e ri

Pra tre javëve ka publikuar video projektin më të ri muzikor, por duket se nuk do të ndalet me kaq.

Bëhet fjalë për Noizyn, i cili ka nisur punët për këngën e re dhe së shpejti do të jetë para fansave dhe publikut të gjerë.

“Prita mjaftueshëm më duket”, ka shkruar fillimisht këngëtari në llogarinë personale në Instagram.

Ai më tutje ka deklaruar se repri është i pakuptimtë pa të dhe se këtë nuk e kishte besuar duke i pyetur në fund fansat, “Dëshironi këngë të re”.

Theksojmë se kënga e fundit e “New Benz”, të cilën e ka sjell para disa javësh, deri më tani është shikuar mbi tri milionë herë në YouTube.

Ndryshe, artisti që në realitet njihet Rigels Rajku, ka paralajmëruar edhe disa koncerte muzikore.