Haradinaj: Do t’i përkrahim prodhuesit vendor

Haradinaj: Do t’i përkrahim prodhuesit vendor

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj gjatë vizitës që ka bërë sot në komunën e Suharekës ka vizituar fabrikën e këpucëve “Solid”.

Haradinaj  është ndarë i impresionuar  nga fakti që kjo kompani ka një qarkullim vjetor prej 3.2 milionë euro dhe 249 punëtorë.

Qeveria sipas Haradinajt është e përkushtuar që t’i përkrah prodhuesit vendor duke thelluar reformat fiskale, lehtësi doganore në teknologji, etj.

Postimi i Haradinajt:

Me tregime suksesi, prodhuesit dhe sipërmarrësit e Suharekës, janë bërë shembull që duhet ndjekur.

Në fabrikën e këpucëve “SOLID”, një kompani e suksesshme që me cilësi të lartë të prodhimeve të saj i ka tejkaluar kufijtë, duke ofruar produkte në tregjet e BE-së dhe kudo në botë.

Impresionues fakti që kompania "SOLID", ka një qarkullim vjetor prej 3.2 milionë euro dhe 249 punëtorë. Qeveria e vendit është e përkushtuar që t’i përkrahë prodhuesit vendorë duke thelluar reformat fiskale, lehtësirat doganore për teknologji si dhe duke eliminuar barrierat administrative me të cilat ballafaqohen ata.

RH