Përfundoi konferenca e organizuar nga FMN dhe Banka e Kroacisë

Përfundoi konferenca e organizuar nga FMN dhe Banka e Kroacisë

Ka përfunduar konferenca e dytë e përbashkët e organizuar nga nikoqiri , Banka Qendrore e Kroacisë dhe FMN, me titull “Demografia, punësimi dhe rritja: në drejtim të së ardhmes së Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore”, e cila u organizua në Dubrovnik të Kroacisë.

Ky edicion i kësaj konference dyditore, iu kushtua tregut të punës dhe sfidave demografike, të ardhmes së punës dhe politikave që janë të nevojshme për një rritje të qëndrueshme ekonomike dhe arritjen e niveleve të të ardhurave si në vendet e zhvilluara të Evropës Perëndimore.

Në këtë tryezë dyditore morën pjesë zyrtar të lartë drejtues të FMN-së, Ministra, Guvernatorë të Rajonit, vendit nikoqir ,institucioneve tjera ndërkombëtare si dhe ekspertë të njohur nga Universitetet e Oksfordit dhe Londrës.