Nigeri, rrëmbehen dhjetë marinarë turq

Nigeri, rrëmbehen dhjetë marinarë turq

Personat e armatosur mbrëmë sulmuan anijen e mallrave Paksoy-I, e cila lundronte nën flamurin e Turqisë dhe kanë rrëmbyer dhjetë shtetas të këtij vendi, anëtarë të ekuipazhit.

Disa persona të armatosur në ujërat e Nigerisë kanë sulmuar një anije në të cilën gjendeshin 18 shtetas të Turqisë dhe rrëmbyen dhjetë prej tyre.

Siç mëson gazetari i AA-së, personat e armatosur mbrëmë sulmuan anijen e mallrave Paksoy-I, e cila lundronte nën flamurin e Turqisë dhe kanë rrëmbyer dhjetë shtetas të këtij vendi, anëtarë të ekuipazhit.

Ende nuk janë shpalosur të dhëna për identitetin e personave të rrëmbyer.