Akne në trup? – Kjo është zgjidhja

Akne në trup? – Kjo është zgjidhja

Përsa i përket akneve në trup, këshilla më bujare që mund t’ju japim është të bëni një kontroll mjekësor te mjeku specialist.

Kështu do mund të identifikoni llojin e lëkurës suaj dhe se çfarë nevojitet saktësisht për shqetësimin tuaj. Mos harroni, aknet në trup mund të vijnë si pasojë e një çrregullimi hormonal ndaj zgjidhja e problemit mund të jetë shumë më e thellë se ç’duket.

Sidoqoftë, nëse këtë muaj jeni ngushtë me paratë, për dy javë shkoni në plazh dhe kohën e keni të limituar, më poshtë do të gjeni tre zgjidhje të mundshme, falë të cilave njerëzit shprehen se kanë arritur të reduktojnë aknet në trup.

#1 Sapuni i zi afrikan është i përshtatshëm për çdo lëkurë dhe mjaft i pasur me antioksidantë. Ai gjithashtu redukton sasinë e yndyrës në trup dhe madje ndihmon në përmirësimin e ekzemës.

#2 Thuhet se vaji i kamforit është miku më i mirë i kujtdo që ka një lëkurë të yndyrshme. Do të mundësojë vrasjen e baktereve që shkaktojnë krijimin e akneve. Ky vaj mund të jetë pak i ashpër për lëkurën e thatë ndaj përdoreni në mënyrë të moderuar.

#3 Produktet të cilat përmbajnë acid salicilik janë po ashtu të këshillueshme, shkruan anabel. Dermatologët thonë se acidi në fjalë mundëson një depërtim dhe pastrim të thellë të lëkurës.