Kusari-Lila në Washington, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Kusari-Lila në Washington, kërkon njohjen e pavarësisë së Kosovës

Deputetja e Kuvendit të Kosovës, Mimoza Kusari - Lila, e cila po merr pjesë në Forumin e liderëve parlamentarë në Kongresin Amerikan në Washington, ka folur për të arriturat dhe sfidat e shtetit të Kosovës, ndërsa u bëri thirrje deputetëve të shteteve pjesëmarrëse që nuk e kanë njohur Kosovën, ta njohin shtetin e ri demokratik të Evropës.

“Kosova është demokraci paralmentare për 18 vite dhe shtet i pavarur për 11 vite. Gjatë kësaj periudhe kemi pasur gjashtë palë zgjedhje parlamentare dhe sfidat tona lidhur me procesin, por gradualisht kemi përparuar në organizimin e procesit zgjedhor. Sfida e Parlamentit të Kosovës janë mbajtja e fokusit në proceset zhvillimore dhe stabiliteti politik e avansimi demokratik. E kemi kuptuar se nuk mund të kemi zhvillim të qëndrueshëm pa demokraci të qëndrueshme”, tha Kusari-Lila.

Deputetja Kusari - Lila në emër të delegacionit të Kosovës, falënderoi kongresmenët David Price (D) dhe Vern Buchanan (R) bashkëkryesuesit e programit për partneritet demokratik të Kongresit si dhe përfaqësuesit e USAID, NDI dhe IRI për ndihmën për zhvillimin e demokracisë në Kosovë.


MË SHUME NGA Aktuale