Hoti: Legjislativi duhet të angazhohet që ta bëjë demokracinë funksionale

Hoti: Legjislativi duhet të angazhohet që ta bëjë demokracinë funksionale

Shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Avdullah Hoti ka theksuar se në një botë të gloablizuar, legjislativi duhet të luftojë disinformacionin, që po e i dëmton demokracitë në zhvillim, si dhe të luftojë populizmat që nuk i shërbejnë interesave të të gjithëve.

Postimi i Hotit në Facebook:

Ne Washington, me kongresmen dhe deputete nga 18 vende te ndryshme, po vazhdojme me debate lidhur pervojat ne forcimin e demokracise.  Ne nje bote te gloablizuar, legjislativi duhet te luftoje disinformacionin, qe po e i demton demokracite ne zhvillim, si dhe te luftoje popullizmat qe nuk i sherbejne interesave te te gjitheve. Mbi te gjitha, legjislativi duhet te angazhohet qe ta beje demokracine funksionale dhe kuptimplote, e jo vetem peocedurale.