Nesër lansohet fushata “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”

Nesër lansohet fushata “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore”

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, respektivisht Departamenti Koordinues i Këshillit për Sigurinë e Komunikacionit Rrugor, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, të mërkurën(17.07.2019) lanson fushatën vetëdijësuese “10 Rregullat e Arta të Sigurisë Rrugore.

Zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Transportit, Idriz Selimaj dhe përfaqësues nga Policia e Kosovës, me qëllim sensibilizimin e pjesëmarrësve në trafik, do të informojnë qytetarët për rëndësinë e rregullave të sigurisë rrugore.

Vendi: Pika kufitare e Merdares