Të enjten zjarrëfikësit në protestë para Qeverisë

Të enjten zjarrëfikësit në protestë para Qeverisë

Zjarrëfikësit e Kosovës kanë njoftuar se të enjten me datë 18 korrik do të protestojnë para objektit të Qeverisë.

Ata përmes një postimi në Facebook kanë bërë të ditur se protesta do të mbahet duke filluar nga ora 10:00, ndërsa kanë ftuar punëtorët të jenë me uniforma për mbrojtje kundër zjarrit si dhe të kenë helmetën.

Ata do të protestojnë për kushte më të mira pune.

Edhe para një viti zjarrëfikësit protestuan ku ndër kërkesat e tyre ishin t’iu paguhen orët shtesë jashtë orarit zyrtar të punës dhe të shikohet çdo mundësi ligjore që të rritet pagesa për rrezikshmërinë.