BE ndëshkon Turqinë për shkak të Qipros

BE ndëshkon Turqinë për shkak të Qipros

Paralajmërimi i Alexis Tsipras u përmbush: Bashkimi Evropian u rreshtua në krah të Qipros në grindjen territoriale për gazin.

Brukseli vendosi mbi Ankaranë sanksione si dhe pezullimin e kontakteve mes zyrtarëve të nivelit të lartë.

Atyre që i përshkruan si shpime turke për gaz në ujërat kombëtare qipriote, ministrat e jashtëm të BE iu përgjigjën me pezullimin e ndihmës prej 164 milionë dollarësh për Turqinë dhe tërheqjen nga bisedimet e marrёveshjes mbi hapёsirёn ajrore.

BE i ka kërkuar madje edhe Bankës Evropiane të Investimeve të rishikojë huadhënien për këtë vend, e cila në 2018-tën mbërriti në gati 434 milionë dollarë.

Sanksionet e BE-së vijnë në kohën kur Turqia përballet edhe me rrezikun e masave të ngjashme nga ana e Shteteve të Bashkuara, të zemëruara nga blerja e sistemeve antiraketore ruse prej Ankarasë.

Megjithatë, ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu u përpoq ta minimizonte lëvizjen e Brukselit, duke thënë se ajo kërkon vetëm të qetësojë Qipron, dhe nuk ka sipas tij, ndonjë rëndësi të madhe.

Turqia dёrgoi pёrpara dy muajsh anijen e parё eksploruese pranë brigjeve qipriote, njё lёvizje kjo e konsideruar e paligjshme nga BE-ja, por jo nga Ankaraja që i sheh si legjitime shpimet nё ujërat territoriale tё Qipros Veriore, ndërsa ndezi sёrish tensionet disa ditё mё parё kur dёrgoi njё anije tё dytё nё zonё.