Ursula von der Leyen - presidente e re e Komisionit Evropian

Ursula von der Leyen - presidente e re e Komisionit Evropian

Politikania gjermane Ursula von der Leyen është zgjedhur sot presidente e re e Komisionit Evropian.

Ajo u votua nga 383 deputetë të Parlamentit Evropian nga gjithsej 733 sa ishin të pranishëm.

Për emërimin e Von der Leyen në këtë detyrë nevojiteshin 374 vota pro.  

Ajo në këtë post pason Jean Claud-Juncker, mandati i të cilit ka skaduar pas zgjedhjeve për Parlamentin Evropian.


MË SHUME NGA Aktuale