Limaj: Kampioni i Kosovës mund ta shkruajë historinë

Limaj: Kampioni i Kosovës mund ta shkruajë historinë

Zëvendëskryeministri dhe kryetari i Nismës Socialdemokrate, Famir Limaj i ka uruar suksese Feronikelit në takimin e sotëm ndaj TNS, duke pohuar se kampioni i Kosovës mund ta shkruajë historinë.

“Shumë suksese kampionit të Kosovës, Ferronikelit në perballjen kundër “The New Saints”. Pas barazimit si mysafir, sonte kampioni i Kosovës mund ta shkruajë historinë dhe ta vazhdojë garën për kualifikim në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Forca Nikli!” ka shkruar limaj në Facebook.