Feronikeli – The New Saints, pjesa e parë mbyllet pa gola

Feronikeli – The New Saints, pjesa e parë mbyllet pa gola

Ka përfunduar pa gola pjesa e parë e ndeshjes, Feronikeli – The New Saints në kuadër të rrethit të pare të kualifikimeve të Ligës së Kampionëve, që po zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Minutat e para i takuan “Niklit” që pati disa raste të mira, derisa në vazhdim loja ishte më e baraspeshuar. Me këtë rezultat skuadra nga Drenasi kalon tutje, por mbeten edhe 45 minuta lojë.

Në rast kualifikimi skuadrën e Feronikelit e pret skuadra e madhe daneze, Copenhagen në rrethin e dytë.

Ndeshja po transmetohet ekskluzivisht në RTK 1.