
22:44 / 16.07.2019
Fereonikeli përfundon aventurën në Ligën e Kampionëve
Kampioni i Kosovës është mposhtur sonte nga kampioni i Uellsit me rezultat 0-1.
Feronikeli ka zhvilluar në “Fadil Vokrri” ndeshjen kthyese ndaj The New Saints, në rrethin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve.
Golin e vetëm të takimit e shënoi Dean Ebbe (67’) dhe përkundër përpjekjeve të Nikelit për të barazuar, rezultati mbeti i pandryshuar.
Ndeshja e parë ka përfunduar me rezultat të barabartë 2:2 dhe TNS fiton me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Feronikeli tani i vazhdon garat në Ligën e Evropës.