Logoja ikonike e Apple mund të rikthehet këtë vit

Logoja ikonike e Apple mund të rikthehet këtë vit

Në ditët e para të Apple, kompania përdorte një ylber për logo që shpejt u bë ikona në dizajnin e tyre.

Këto ditë, kompania ka zgjedhur një logo më të thjeshtë, por duket se logoja ylber e Apple së shpejti do të mund të rikthehet. 

Kështu thuhet sipas një raporti nga MacRumors të cilët kanë dëgjuar nga një burim se Apple mund të kthejë logon ylber për disa nga pajisjet e saj, prej këtij viti. 

Ndërkohë që është një dizajn shumë ikonik, është e paqartë se si kjo do të përshtatet me produktet ekzistuese të Apple, të cilat duken shumë të pastra dhe minimale.

Ndoshta mund të përdoret për një lansim të veçantë të një produkti, si RED iPhone. 

AppleWeb gjithashtu kishte publikuar një intervistë me ish-shefin e dizajnit të kompanisë, Jony Ive, i cili kishte shprehur interesimin e tij për të parë kthimin e logos. 

“Ylberi është gjithashtu një shprehje pozitive dhe e gëzueshme e disa prej vlerave tona të përfshirjes dhe mendoj se kjo ishte një nga arsyet kryesore që ideja rezononte kaq menjëherë dhe kaq thellësisht me ne.”