Publikohet lista e Kryetarëve të Fshatrave dhe Zonave Urbane

Publikohet lista e Kryetarëve të Fshatrave dhe Zonave Urbane

Procesi i zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane i filluar javë më parë është përmbyllur në tërësi në të gjitha fshatrat, lagjet dhe zonat urbane në territorin e Ferizajt.

Edhe fshati Kosinë që kishte mbetur së fundmi në këtë organizim ka zgjedhur kryetarin e saj z. Hysen Reshani në krye të këtij lokaliteti. Drejtoria e Administratës së Përgjithshme me të përfunduar ky proces, përmes Zyrës së Informimit dhe Komunikimit me Publikun, ka përpiluar listën e plotë të kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, me kontaktet e tyre të cilat janë publike në ueb faqen e Komunës së Ferizajt.

Qytetarët, grupet e interesit dhe mekanizma të tjerë institucional tashmë kanë mundësinë e bashkëveprimit me kryetarët e zgjedhur në nisma e projekte të ndryshme në dobi të komuniteteve që përfaqësojnë këta të fundit.

Lista e plotë e kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane gjendet në këtë link:

https://kk.rks-gov.net/…/kryetaret-e-fshatrave-dhe-zonave-…/


MË SHUME NGA Nacionale