Rodgers: Maguire nuk largohet nëse nuk paguhet shuma e kërkuar

Rodgers: Maguire nuk largohet nëse nuk paguhet shuma e kërkuar

Trajneri i Leicester Cityt, Brendan Rodgers pranon që kanë pasur oferta nga Manchester United dhe Manchester City për mbrojtësin e tyre, Harry Maguire.

United po kërkon një qendërmbrojtës, ndërsa City po e sheh Maguiren si zëvendësim i Vincente Kompany.

“Ne nuk kemi pse ta shesim Harryn, ai ka qenë brilant, është një ndër lojtarët më të mirë. Kam qenë në ketë situatë më lojtarë të tjerë dhe nuk është e lehtë për t’i mbajtur në ekip. Jam i lumtur që Harry nuk e dëshiron me patjetër transferimin në United ose City duke e ditur që të dyja janë klube të mëdhenj”, tha Rodgers.

Ai në fund shtoi se nëse nuk paguhet vlera e kërkuar nga Leicester, anglezi nuk do të shitet.