Pije freskuese dhe me kalori të ulët nga shalqiri

Pije freskuese dhe me kalori të ulët nga shalqiri

Pos që freskon, shalqiri është i pasur edhe me minerale, dhe i bën mirë shëndetit

Është e njohur që shalqiri ka pak kalori, andaj si i tillë është zgjedhje ideale kur përpiqeni të humbni ndonjë kilogram të tepërt.

Kjo pije është zgjedhje e shkëlqyeshme kur temperaturat kalojnë 30 gradë.

Ju nevojiten:

– 1 banane e madhësisë mesatare, e prerë në rrathë të vegjël,
– 2 grushte shalqi të prerë në kube,
– jogurt grek apo qumësht bajameje,
– 2 lugë të vogla mjaltë,
– 1 – 2 lugë të vogla fara chia

Përgatitja:

Të gjithë përbërësit qitni në blender dhe përzieni derisa tretja të bëhet e lëmuar.

Nëse dëshironi që pija të jetë e ftohtë, mund të përdorni banane të ngrira apo t’i qitni disa kube akulli.