Unai Emery: Granit Xhaka kandidat për kapiten të Arsenalit

Unai Emery: Granit Xhaka kandidat për kapiten të Arsenalit

Granit Xhaka është një ndër kandidatët kryesor për t’u bërë kapiten i ri i Arsenalit pas vendimit të Laurent Koscielnyt.

Ky i fundit tashmë ka konfirmuar se do të largohet brenda ditëve nga skuadra londineze dhe ka refuzuar që të udhëtoj më ekipin në fazën përgatitore në SHBA.

Mesfushori 26-vjeçar është një ndër lojtarët e rregullt të formacionit fillestar në zemër të mesfushës.

“Ne kemi folur për kapitenin. Vitin e kaluar kemi pasur Aaron Ramsey dhe Petr Cech që na kanë lënë. Dhe Laurent Koscielny, i cili ka një kontratë, por që dëshiron të largohet”.

“Ne kemi Granitin, Mesut Ozilin dhe Nacho Monrealin. Por, kemi edhe lojtarë të tjerë të cilët gjithashtu mund të marrin këtë pozitë”, tha trajneri Emery.

Ndryshe, Xhaka tashmë është kapiten edhe te kombëtarja zvicerane si dhe ka qenë te klubi gjerman i Borussia Moenchengladbachut.