Messi e ka fituar 225 herë çmimin e lojtarit të ndeshjes që nga sezoni 2010

Messi e ka fituar 225 herë çmimin e lojtarit të ndeshjes që nga sezoni 2010

Lionel Messi e ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes për 225 herë që nga sezoni 2010/11, 110 herë më shumë se vendi i dytë, ku gjendet Cristiano Ronaldo.

Ylli argjentinas ka prodhuar paraqitje fantastike te Barcelona ndër vite, derisa tani në statistika thuhet se ai e ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes për 225 (MOTM).

Rivali i tij më i afërt është ylli portugez, që e ka fituar këtë çmim për 125 herë, që nga koha e tij te Real Madridi dhe tani te Juventusi.

Pesë herë fituesit e Topit të Artë janë futbollistët e vetëm që kanë arritur ta fitojnë çmimin e më të mirit të ndeshjes me mbi 100 herë që nga sezoni 2010/11.

Më pas është ish-ylli i Chelseat, Eden Hazard, që e ka fituar për 93 herë, i ndjekur nga pas prej Zlatan Ibrahimovicit dhe Neymarit, për ta mbyllur kështu listën e top pesë lojtarëve.

Luis Suarez, Gareth Bale, Antoine Griezmann, Arturo Vidal dhe Marcos Reus, e mbyllin top dhjetëshen, që kanë marrë më së shumti çmimin e lojtarit më të mirë në një takim.

Në sezonin e kaluar, Messi e ka fituar 17 herë këtë çmim, derisa këtë listë e ka publikuar WhoScored, derisa Barcelona e mbylli sezonin me trofeun e La Liga-së.