Dy turiste gjermane humbasin duke eksploruar Gjipenë, shpëtohen pas 3 orësh

Dy turiste gjermane humbasin duke eksploruar Gjipenë, shpëtohen pas 3 orësh

Dy turistë gjermanë, të cilët kishin dalë ditën e djeshme për të eksploruar kanionet e Gjipesë humbën rrugën.

Ata u shpëtuan nga policia, FNSH dhe zjarrfikëset pas 3 orësh kërkime.

"Në orët e mbrëmjes së djeshme, dy turiste të huaja gjermane J.M dhe K.U (37-vjeçare) duke eksploruar zonat malore të Kanionit të Gjipesë, Himarë kanë humbur rrugën e kthimit duke ngelur të bllokuara.

 Menjëherë janë organizuar shërbimet e Policisë Himarë, Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe Zjarrëfikëset e Bashkisë, të cilët filluan kërkimet për gjetjen e tyre", sqaron policia.

Pas 3 orë kërkimesh nëpërmjet pajisjeve speciale është bërë e mundur gjetja e tyre në një terren shumë të vështirë të këtij kanioni, transmeton oranews.

Të dy shtetaset nuk kanë pësuar asnjë lëndim dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Dy shtetaset gjermane kanë falënderuar Policinë dhe zjarrfikësit për angazhimin dhe ndihmën e dhënë.