Pas valës së nxehtësisë në Alpe krijohet liqeni në lartësi 3.000 metra

Pas valës së nxehtësisë në Alpe krijohet liqeni në lartësi 3.000 metra

Një alpinist në Alpet franceze në fund të qershorit bëri një foto që është e pabesueshme dhe shqetësuese.

Siç raporton Independent, Bryan Mestre u trondit kur zbuloi një liqen në zonën e malit Blanc në një lartësi prej rreth 3,400 metra.

Ai postoi foton në Instagram duke thënë se ishte ngjitur në atë zonë për vetëm dhjetë ditë pasi kolegu i tij Paul Todhunter u ngjit në të njëjtin vend për të cilin thoshte se ishte i mbuluar me borë.

Por në periudhën midis dy ngjitjeve të tyre, një nga valët më të forta të nxehtësisë në Evropë u krijua, gjë që gjithashtu ndikoi në zonën ku ata u ngjitën.

Ndryshe, në fund të qershorit në Francë është regjistruar rekord i temperaturës që nga viti 2003 dhe është regjistruar një rekord prej 45,9 gradë Celsius.

Edhe rajoni Mont Blanc këtyre ditëve theu rekordin e vet duke regjistruar një temperaturë prej 9.3 gradë Celsius.