Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin edhe për liberalizimin

Haradinaj takon ambasadorin gjerman, flasin edhe për liberalizimin

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj e ka pritur në takim të rregullt pune ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt.

Ndër të tjera, kryeministri ka njoftuar se kanë folur edhe për procesin e liberalizimit të vizave.

“Takim i rregullt pune me ambasadorin gjerman në Kosovë, Christian Heldt. Diskutim përmbajtësor për zhvillimet politike në vend, vizitën e Ministrit të Shëndetësisë së Fepublikës Federale të Gjermanisë Jens Spahn, përparimet në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët tanë, si dhe marrëdhëniet e avancuara bilaterale ndërmjet Kosovës dhe shtetit gjerman” shkruan Haradinaj në njoftim.